Vizita sot në Tiranë e ministrit të Jashtëm grek Dendias do të shoqërohet me protesta.

Njëra prej tyre është parashikuar të mbahet në orën 11:00 para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, konsideruar një tubim paqësor si reagim qytetar ndaj politikave të padrejta të Greqisë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Ky tubim organizuar nga Shoqata patriotike “Çamëria” dhe PDIU do të mbështetet edhe nga Lëvizja VETËVENDOSJE me dëgën e saj në Shqipëri!

 

Qendra në Shqipëri, mbështet tubimin paqësor që organizohet këtë të martë, më 20 tetor 2020, ora 11:00, përpara Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të kërkuar drejtësi dhe reciprocitet në raportet bilaterale me Greqinë, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Tiranë.

Ne u bashkohemi kërkesave të shtruara publikisht për këtë tubim, nga Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Këto kërkesa lidhen me zgjidhjen çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufijve detarë. Çështjet që ngrihen në këtë tubim paqësor janë në përputhje me qëndrimet e bëra publike në vazhdimësi nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri.

 

Sipas Vetëvendosje,  Greqia nuk e ka të drejtën e zgjerimit me 12 milje në dëm të ujërave të Shqipërisë dhe se Tirana zyrtare ka për detyrë ta kontestojë këtë diktat grabitqar.

 

Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Shqipërisë ka për detyrë t’i paraqesë përfaqësuesve të shtetit grek kërkesat legjitime për shfuqizimin e ligjit të luftës, njohjen e gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, njohjen e pakicës autoktone shqiptare në Greqi, hapjen e shkollave shqipe në bazë të konventave evropiane, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore arvanitase në dhe çështje që lidhen me të drejtat e emigrantëve.Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë. Drejtësia dhe barazia janë themeli i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë bazuar mbi reciprocitetin. Çdo qytetar duhet të ndiejë detyrën për t’u bashkuar në këtë tubim paqësor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re