Protestat kundër masave shtrënguese të qeverisë në fushën e arsimit u mbajtën në të gjithë Italinë, organizuar nga shoqatat studentore.

Studentët protestuan në më shumë se 70 qytete, duke kërkuar që autoritetet të investojnë më shumë në arsim dhe të ndalojnë masat shtrënguese.

Në qendër të irritimit studentor, ishte nr.2 i qeverisë, Matteo Salvini.

Giulia Biazzo, një koordinatore e unionit studentor, u tha gazetarëve se Salvini po merrte vendime të padëshiruara arsimore në Itali.

“Jep premtime të rreme, mbyll universitetet dhe shkollat, dhe po ka vetëm shkurtime reale në buxhetin e arsimit”, tha Biazzo.

Demonstruesit në Milano mbanin një banderolë ku thuhej: “Ne nuk duam Salvinin”.

Ata gjithashtu dogjën dhe disa flamuj të Lega-s dhe 5 Yjeve, dy forcave të ekstremit, një të djathtë e një të majtë, në koalicionin qeveritar.

Në Romë dhe Napoli ka pasur një përleshje ndërmjet policisë dhe studentëve, të cilët thanë se do të vazhdonin protestat nesër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re