Skip to content

Protesta të njëpasnjëshme nga partitë opozitare kundra qeverisë, zbardhet kalendari

640 0 6943059b5fb68

Partitë opozitare kanë njoftuar një seri protestash radhazi në ditët në vijim, në reagim ndaj akuzave të ngritura ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, si edhe ndaj dyshimeve për afera korruptive në AKSH.

Sipas njoftimeve zyrtare, protestat do të zhvillohen nga subjekte të ndryshme opozitare, secila në ditë të veçanta, duke e kthyer javën në një kalendar të ngjeshur protestash.

Kalendari i protestave të shpallura:

1. Të enjten – Lëvizja Bashkë
2.  Të premten – Partia Mundësia
3. Të shtunën – Shqipëria Bëhet
4. Të dielën – Nuk është njoftuar protestë
5. Të hënën – Partia Demokratike

Organizatorët kanë deklaruar se protestat synojnë denoncimin e akuzave për keqmenaxhim dhe korrupsion në institucionet publike.