Sot në Faxnews ka qenë i ftuar studiuesi Sazan Guri për të folur në lidhje me protestën kundër shndërrimit të Sheshit të Flamurit në terminal autobusësh.

Guri tha se Rilindja ka arritur kulmin e tradhëtisë së vlerave dhe historisë së kombit shqiptar.

Më tej ai shtoi se kemi të bëjmë me një vepër makabër se sa një vepër urbane.

“Është një shesh që ka hapësirë territoriale, vetë nga fjala është që sheh të gjithë. Vendosja e një stacioni autobusësh, nuk ka shesh tjetër, nuk ka vend tjetër? Mund të vendoset në cdo pjesë apo kemi të bëjmë me ngjarje tjetër, zënien e frymës së historisë së kombit, një vepër makabër se sa vepër urbane.

Është shumë e rëndë, Rilindja Urbane ka arritur kulmin e tradhëtisë së vlerave dhe historisë së kombit.
Problemi është se sheshi u dhunua nga një ndërtim dhe më përpara kishte shatërvan, kishte edhe një rrethore me lule, në këto 70 vjet është shumë miqësore, që do të thotë centrifug, që i detyronte njerëzit të mblidheshin te sheshi. Shikoni sa e rëndë ëhstë, bota nuk i ka dhe i formon sheshet.

Ka të bëjë me vlerën e historisë së kombit. Kemi 4 vjet , kështu është edhe Veliera. Të dyja këto do të shkojnë për skrap. Veliera është e shpifur. Qëllimi i caktuar që këta kanë.
Edhe para stadiumit ke një mortje atje. Për ca i bëjnë këto? Është me qëllim shumë negativ”.

Tecet e levizshme?

“Këta kanë ndonjë qëllim, e kuptoj dhe e lidh, duan ta zhdukin popullin vlonjat, në di paguajmë edhe naftë, qeranë që vjen dhe atë që punon në det”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re