Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tretë brenda ditës në lidhje me protestën para teatrit të disa artistëve dhe Partisë Demokratike.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, sjell në vëmendje një deklaratë të aktores së mirënjohur Rajmonda Bulku, njëherazi ish-deputete e Partisë Demokratike, e cila thotë se nuk ka asnjë dyshim që godina e teatrit duhet shembur dhe duhet ndërtuar një teatër i ri.

Ndër të tjera Rama shkruan:

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

Raimonda Bulku 

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re