Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën para godinës së Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se “Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë”.

Ndër të tjera Rama shkruan:

“Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.

Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.

Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë. 

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”, nënvizon Rama. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re