Skip to content

Protesta/ Thirrja e Klevis Balliut: Të bashkohemi në betejë për të shpëtuar vendin nga ky pushteti i korruptuar

balliu1

Pak orë para protestës së thirrur nga opozita, Klevis Balliu ka bërë thirrje për bashkim, në një betejë që siç thotë ai “është për të shpëtuar vendin nga pushteti i korruptuar”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balliu shkruan se “kapitalizmi i drejtuar nga shteti, është përkufizimi klinik i fashizmit!”

“Kjo është qeveria që në këto 11të vjet ka skllaveruar një popull.

Forma më e egër e dhunës është varfëria.

Vjedhja e punës tuaj, e djersës tuaj është thelbi i skllavërisë.

Ti punon dhe ata marrin c’fiton ti, që të mbajnë veten në pushtet që të vazhdojnë kontrollin dhe grabitjen e jetëve e së ardhmes.

Ti rropatesh dhe ata marrin cdo pikë të djersës tënde ky është shfrytëzim nga ai që e di veten pronar te Shqiptarëve, Edi Rames.

Ndaj sot të bashkohemi në orën 18:00 në betejë për të shpëtuar vendin nga ky pushteti i korruptuar”, shkruan Klevis Balliu.

“”