Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e opozitës në 6 dhjetor është një protestë kundër qeverisë dhe nuk cenon samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit perëndimor.

 

Gjatë një konference me gazetarët Berisha për të mbështetur tubimin e së martës, solli si shembull faktin që kudo ku zhvillohen samite qytetarët protestojnë.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë. Imazhin e Shqipërisë nuk e nxijnë protestat, por e nxijnë korrupsioni dhe krimi qeveritar.”

 

Berisha përsëriti se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht qëndrimit te policisë se zona është pjese e perimetrit të sigurisë.

 

“Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard.

Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij.”

 

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi sërish për korrupsion ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, vend i cili para pak muajsh e shpalli “non grata”.

 

“Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin.

Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Ia kam thënë dhe ia them sot, ai ka vepruar fshehtas, unë veproj hapur. Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj edhe dinjitetin e qeverisë britanike. Se ai shpif me ato që i kanë thënë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.”

“Një ambasador si Alistair Smith-King i lejon vetes të thotë se ky njeri është i lidhur me kriminelët, për një njeri që i ra derës dhe që nuk e kisha njohur kurrë, dhe e bën këtë se ndan favore me Edi Ramën dhe Erion Veliajn”

 

Pas Shteteve të Bashkuara, në korrikun e këtij viti Britania e Madhe shpalli “non grata” kryetarin e PD, Sali Berisha, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin. Dhe prej atij moment Berisha jo vetëm e ka cilësuar të pabazuar vendimin, por ka akuzuar për korrupsion ambasadorin britanik.

 

TITRA:

“PROTESTA, VETEM NE BULEVARD”

 

BERISHA: NESE RAMA KERKON PERBALLJE, MUND T’IA REZERVOJME!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re