Protestat disamujore anti-Pekin në Hong Kong kanë marrë dhe një kahje tjetër, atë të të reaguarit dhe në emër të ujgurëve.

Policia arrestoi disa protestues që u përpoqën të digjnin një flamur kinez, në të njëjtën kohë mbanin flamuj me simbole ujgure.

Kina është goditur nga akuzat për shtypje masive të ujgurëve muslimanë në rajonin Xinjiang, pasi raportohet se mban më shumë se një milion prej tyre në kampe paraburgimi.

Por diplomatët kinezë thonë se Pekini nuk mban të burgosur politikë dhe insistojnë që këto kampe u ofrojnë njerëzve arsim profesional.

Mbështetja për ujgurët në protestat e Hong Kongut vijnë pas  trazirë e madhe që shkaktoi në publikun kinez futbollisti turk i Arsenalit Mesut Ozil, pasi kritikoi politikat e Pekinit kundër pakicës muslimane në mediat sociale.

Në Hong Kong, për 7 muaj rresht, po ka protesta masive pro-demokracisë, ku kërkohet mosdiktati politik i Pekinit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re