Në protestën e radhës anti-Vuçiç në Beograd,u kërkua zbardhja
e vrasjës së Oliver Ivanoviçit, ish-liderit të serbëve të Kosovës, vrarë me një
atentat kohë më parë në veriun e Mitrovicës.

Ishte presidenti i një shoqate të ashtuquajtur për  e “familjeve të të vrarë dhe të rrëmbyerve
në Kosovë dhe Metohi”, Simo Spasiç, ai i cili kërkon zbardhjen e vrasjes,
duke u aluduar se pas saj qëndron pushteti i Beogradit.

Me imazhin e udhëheqësit serb të vrarë në Kosovë, Oliver
Ivanoviç, Spasic tha se familjet e të vrarëve dhe të rrëmbyerve po kërkojnë të
zbulojnë se kush e vrau ish-liderin serb të Kosovës.

Më parë, në protesta u kërkua që Vuçiç të zbardhte planin për
Kosovën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re