Me qindra bënorë të zonës së “Astirit”, banesat e të cilëve pritet të shemben nga projekti i Unazës së Madhe, protestuan sërish para Bashkisë nën slloganin  “Shtëpitë do t’i mbrojmë me trupat tanë!”.

Kryetari Erion Veliaj e padyshim dhe kryeministri Rama, kanë qenë në qendër të mallkimeve të tyre. Në një moment ata tentuan dhe të hyjnë me forcë në Bashki, por nuk mundën që ta kapërcejnë kordonin policor.

“U bëjmë thirrje që të ulen me banorët. Pse po na dënon me vdekje? Le të vijë të na bëjë varrin atje, por shtëpitë nuk i lirojmë. Ne kemi gabuar për faj të shtetit, kur unë bëra shtëpinë ku ishte ti shtet?”, tha një protestuese.

Në krah të tyre qenë dhe deputetë të opozitës, nga PD e LSI.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re