Tre persona të tjerë kanë ndërruar jetë në pròtestat për vrasjen e George Floyd. Përleshjet e dhùnshme mes pròtestuesve dhe pòlicisë në Uashington, DC, New York City dhe Philadelphia vijojnë ende, ndonëse ka hyrë në fuqi ndalim qarkullimi në disa vende.

Mbrëmjen e kaluar, pròtestat u shoqëruan me zjárre të mëdha, gaz lotsjellës, ndërtesa të shkatèrruara dhe dhjetëra të árrestuar, raporton CNN. Për pasojë, u vránë dy persona në Davenport, Iowa dhe një burrë në Louisville, Kentucky. Nuk dihet nëse janë oficerë apo pròtestues.

Mëngjesin e së dielës, trupat e Gardës Kombëtare janë mobilizuar në 15 shtete, përfshirë Washington, DC. Pasi pròtestat u përshkallëzuan, u mobilizua Garda edhe në shtete të tjera.

Më shumë se 40 qytete vendosën shtetrrethim në përgjigje të pròtestave në vazhdim, por në shumë prej tyre u thye brenda natës. Ndërkohë ish-efektivi Derek Chauvin mbetet pas hekurave sepse ákuzohet se i mori jetën George Floyd duke i vënë gjurin në qafë. Pritet që të dalë para gjykatës më 8 qershor për veprën penále të vrásjes. Në ditën e parë të pròtestave, ndërroi jetë një i ri 19 vjeçar nga Detroiti.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re