Moderatori i emisionit “Fokus” në Fax News, Robert Papa ka folur për “Pasdite me Xhaxhiun” nga SHBA lidhur me gjendjen e krijuar atje për shkak të vrasjes së George Floyd nga policia amerikane.

Papa tha se nuk po zhvillohen ashtu sikurse po trajtohen ngjarjet atje, ndërsa solli detaje që kanë të bëjnë me organizatoarët e protestave, kush fshihet pas tyre dhe si po menaxhohen.

Gazetari tha në një lidhje me skype për Fax News se Trump nuk duhet të merret gjithnjë seriozisht për deklaratat e tij, ndërsa e quajti të turpshme mbylljen e kreut të Pentagonit në bunker.

“Nuk është se nuk po ndodhin gjëra por nuk janë ashtu sikurse flitet. Ka probleme, janë rreth 40 milionë afrikano-amerikan, racizmi nuk është zhdukur, por nuk mund të akuzosh siç po bëjnë. Refugjatët që vijnë janë racistë, po ti pyesësh shqiptarët ku banon të thonë në një lagje të mirë, i çojmë në shkolla të mira. Ky problem ka qenë është dhe do të jetë. Që ka një organizim, as nuk diskutohet, por a është ashtu sikurse thotë Trump se janë forcat e ekstremit të lartë, nuk e besoj.

Vendimi për të nxjerrë ushtrinë është anti-kushtetuese dhe kjo u kundërshtua edhe nga sekretari i mbrojtjes. Policia në Amerikë nuk është si në Europë, kombëtare, kemi polici lokale. Paragjykimi për njerëzit me ngjyrë është pse ndalohen kur nuk ka arsye, dhe këtë e ndjejnë afro-amerikanët. Unë gëzoj respekt për ta por më vjen shumë keq kur i shikoj që vjedhin. Në momente të tilla dalin instiktet dhe këto janë imazhe që e dëmtojnë Amerikën. Krim nuk është të jesh i majtë në Amerikë apo ekstremist por të bësh krim. Ishte si një shkrepëse tek mulliri i kashtës.

Njerëzit me ngjyrë favorizohen në Amerikë, mbështeten, por edhe abuzojnë me këtë. Roli i viktimizimit është i gabuar, padiskutim që recizmi mbetet, është inat fiziologjik. Po i jepet ideja sikur është luftë civile, nuk është. Është luftë klasore, është luftë ekonomike, dhe ata që e ndjejnë më tepër janë ata që janë ngritur në protestë. Presidenti Amerikan mund të bëjë çdo gjë, të përdorë edhe bombë bërthamore, por logjika është logjikë.

Ai dihet se si flet dhe mënjëherë u kundërshtua nga sekretari dhe ndoshta i kushton vendin e punës. Këtu ka mekanizma që e kontrollojnë. Ai u turpërua që u fut në bunker, doli bëri një fotografi ku edhe Biblën e mbajti mbrapsht. Garda Kombëtare janë ushtarak rezervë, bëjnë stërvitje njëherë në tre muaj dhe thërriten vetëm nga guvernatorët. Ka ndodhur në 1907 njëherë që del në rrugë, por nuk mund të ndodh tani”.tha Papa.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re