Presidenti i Republikës Ilir Meta është kundër qeverisë sa i përket ndalimit të protestave referuar tubimit të fundit kundër masave kufizuese të zhvilluar dje, për të cilin nuk u dha leje nga autoritetet, ndërkohë që çoi në procedimin e shtatë personave, mes tyre dhe ambientalistit Sazan Guri si organizator.

Në një prononcim për mediat pasi dhuroi gjak, Meta tha se protestat, tubimet janë një e drejtë që e garanton Kushtetuta dhe udhën respektuar nga autoritet. Sipas tij nuk duhen ndaluar por duhen garantuar kushtet specifike në këtë situatë.

“Lidhur me çështjen e protestave, tubimeve apo manifestimeve më duhet të theksoj se Kushtetuta e garanton në mënyrën më të qartë këtë të drejtë themelore që është fondamentale për demokracinë.

Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Duhen marrë të gjitha masat jo që të ndalohen por që të zhvillohen në përputhje me kushtet specifike të distancimit social. Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet.

Duke qenë se jemi në një situatë të veçantë duhen marrë masat jo që të ndalohen por të sigurohen kushtet specifike të ruajtjes dhe duhet të jenë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re