Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka publikua pamje nga protestat e fermerëve në Bruksel,  duke i cilësuar si “mësim se si duhet të protestohet në Shqipëri”.

Fermerët në Bruksel protestuan duke mos i lejuar zyrtarët e Brukselit as që të hynin në zyrat e tyre, duke ndezur zjarre e duke hedhur gjithçka mbi ndërtesat e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Vasili thekson se protestat e drejta, të forta dhe të rrepta kundër korrupsionit dhe mafies qeveritare në Shqipëri, janë shpëtim për qytetarët dhe për vendin.

 

Reagimi i plotë:

Protesta e fermerëve ne Bruksel, mësim se si duhet protestuar ne Shqiperi!

Pamjet ne VIDEO jane nga Brukseli perpara nderteses se BE pas protestes se fermereve dy dite me pare.

Fermeret protestuan shume shume fort duke mos i lejuar zyrtaret e Brukselit as qe te hynin ne zyrat e tyre, pervecse ndezen zjarre dhe leshuan gjithshka mbi ndertesat e Keshillit Europian dhe Komisionit Europian.

Kjo proteste ka tronditur te gjithe Europen dhe te gjitha Qeverite, qe kane bere veshin e shurdher ndaj kerkesave te drejta dhe mbijeteses se fermereve.

Ne Shqiperi fermeret jane ne mjerim, totalisht te pambeshtetur dhe po largohen nga vendi per te mbijetuar.

Zyrtaret e huaj ne Shqiperi kane qare e larë, dhe bene deklarata shume te forta edhe per nje cope kerpudhe porcelani ne oborrin e Kryeministrise gjate protestave te opozites dhe qytetareve.

Ndersa protestat ne vendet me te pasura e me demokratike te Europes jane normalitet, keta zyrtare te huaj ketu ne Shqiperi predikonin dokrra demagogjike te influencuara nga diplomacia e havjarit ( diplomacia e korruptuar) per protestat e opozites.

Protestat e drejta, te forta dhe te rrepta kunder korrupsionit dhe mafies qeveritare ne Shqiperi jane shpetim per qytetaret dhe per vendin, qe po shpopullohet dhe po plackitet pa pushim nga kjo narkoqeveri e kalbur dhe e inkriminuar e Rames dhe bandes se hajduteve perqark tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re