Një ditë më parë, mbështetësit e të djathtës serbe në Beograd protestuan kundër propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Protestuesit u prezantuan si studentë dhe u shprehën se propozimi evropian nënkupton fundin për Serbinë ndërsa kërkuan ndalimin e negociatave.

Lidhur me këtë u diskutua mbrëmjen e sotme edhe në emisionin “Lufta dhe Paqja” me gazetarin Artur Zheji. Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide theksoi se mund të ketë tentativa për eleminimin fizik të presidentit serb, Vuçiç për shkak të zhvillimeve në lidhje me Kosovën.

“Duket se ka penetrime te forta nga shërbimet sekrete ruse dhe Wagner duke gjykuar nga simbolika, nga lloji i aktivitetit dhe nga fakti se tashmë po ndërtojnë një diskurs politik opozitar të nxitur prej tyre. Dhe Vuçiç bën që të shfaqet si një i moderuar në të djathtën. Mund të jetë një lojë e brendshme politike e Vuçiç.

Do të përdoret Kosova si një monedhë diskutimesh dhe mund të përsëritet. Mund të ketë edhe pasoja fizike për Vuçiç, në një tentativë për ekzekutimin e tij nga ekstremi apo eksponentë të nxitur nga shërbimet ruse sepse ai po tregon disa hapje jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj Perëndimit”, tha Hide.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re