Skip to content

Protestat kundër propozimit të PS/ Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës, në fokus reforma e re territoriale

Edi Rama mbledhje ne PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët në Kuç të Vlorës.

Takimi pritet të zhvillohet sot, në orën 12:00, një takim në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale.

Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale.

Ndërkohë vendi është përfshirë nga protesta duke kundërshtuar propozimin e PS për Reformën Territoriale.

Gjithashtu prej 74 ditësh në Tiranë protestohet kundër qeverisë dhe kërkohet dorëheqja e panegoicueshme e kryeministrit Rama.