Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se opozita nuk ka hequr dorë nga protestat, madje dha edhe një detaj që “kur të fillojnë nuk do të ndërpriten më”.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se protestat do të jenë të një lloji tjetër dhe nuk do të kenë me formën e grumbullimit të disa orëve dhe më pas të shpërndahen.

Thelbi i të gjithë përpjekjes së opozitës -tha ai- është mbrojtja e lirive, e votës së lirë dhe rikthimi i të drejtave.

“ Është shumë e qartë që partia do të nisë protestat, por ne përpjekjen e opozitës duhet ta marrin si proces. Nuk është kjo një protestë që do fillojë sot, do rrijë disa orë dhe më pas do shpërndahen. Kjo do jetë protestë e llojit tjetër. Kjo kërkon një përgatitjen të plotë, psikologjike politike, të gjithanshme dhe kur të fillojë nuk do ndërpritet më.

Thelbi i të gjithë përpjekjes së opozitës është mbrojtja e lirive, e votës së lirë dhe rikthimi i të drejtave.

Qytetari përballet sot me probleme shumë të dhimbshme, të cilat në një mënyrë ose tjetër edhe ja sfumojnë interesin për liritë. Por ne do bëjmë gjithçka ti bindim ata se të gjitha këto që ndodhin kanë emërues të përbashkët mungesën e lirive. Nëse opozita heq dorë nga kjo, opozita firmos për të qenë fasadë e një regjimi që bazohet mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re