Mijëra qytetarë serb, mes tyre arsimtarë, të rinj dhe aktivistë politikë, protestuan të shtunën para parlamentit kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.

 

Protesta e quajtur “një në 5 milionë”, vijoi në javën e 31 të saj. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkohej largimi i presidentit serb Vuçiç, qeverisë së tij, liri në media dhe në zgjedhje.

 

Tubuesit akuzuan  presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë përmes kontrollit të rreptë të medias.  Organizatorët e protestës këtë herë  u fokusuan tek mesazhet më politike, duke apeluar për ndryshimin e kodit elektoral për të shmangur manipulimet në zgjedhjet e radhës.

 

Për herë të parë ata folën edhe për taksën 100% ndaj mallrave serbe të vendosur nga Prishtina zrtare që prej nëntorit të kaluar.

 

Organizatorët e kësaj proteste paralajmëruar edhe mbajtjen e tubimit të radhës, të shtunën e ardhshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re