Mësymja e mbështetësve të Trump të armatosur në ambientet e brendshme të Kongresit amerikan është konsideruar si një përpjekje për grusht shteti nga kongresmeni republikan Adam Kinzinger.

Përmes një postimi në Twitter kongresmeni republikan del hapur kundër Trump duke i konsideruar këto veprime jo si protesta demokratike por si një grusht shteti.

“Kjo është një përpjekje grusht shteti”, shkroi Kinzinger në Twitter.

This is a coup attempt.

— Adam Kinzinger (@RepKinzinger) January 6, 2021

Kujtojmë se ligjvënësit amerikanë ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale, të cilat po zgjateshin për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Udhëheqësit demokratë të Kongresit, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi si dhe udhëheqësi i pakicës së Senatit Charles Schumer, i kërkuan Presidentit Trump të bëjë thirrje që protestuesit të largoheshin menjëherë nga Kapitoli dhe zona rreth tij.

E kundërta ndodhi dhe protestuesit u përhapën kudo në ndërtesën e Kapitolit,  kjo bëri që policia të shoqëronte anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re