Kirurgu dhe Gjenerali amerikan Jerome Adams paralajmëroi kombin që të presë një valë të dytë koronavirusi,  për shkak të protestave që po bëhen pas vdekjes së George Floyd.

Pasi afro-amerikani Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis, me mijëra njerëz nga e gjithë SHBA kanë dalë në rrugë të protestojnë kundër racizmit dhe dhunës policore.

Adams u shpreh:

“Unë mbetem i shqetësuar si për pasojat e shëndetit publik ashtu edhe për racizmin individual dhe institucional (dhe) për njerëzit që po protestojnë në një mënyrë të dëmshme për veten e tyre dhe për komunitetet e tyre.”

“Bazuar në mënyrën e përhapjes së sëmundjes, ekziston çdo arsye që të presim që do të shohim grupime të reja dhe vatra potencialisht të reja infeksione,” shtoi ai.

SHBA-të janë prekur rëndë nga pandemia, një valë e dytë do ta përkeqësonte akoma më shumë situatën. Në vend po regjistrohen rreth 20,000 raste të reja me Covid-19 çdo ditë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re