Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për shpërthimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Në një reagim publik, ambasada u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv.
Zvicra thekson se e drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike. Në këtë kuadër, ambasada u ka kërkuar autoriteteve të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë e medias. Gjithashtu, ambasada u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Tiranë:
“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.
U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.”
