Protestat për vrásjen e amerikanit me ngjyrë George Floyd nga ana e policisë, duke i marrë fyrmën me gjurin në fyt, kanë vijuar me intenstitet në disa shtete të SHBA-ve.

Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur në Houston pasi të premten mbrëma një oficer policie me kalë ka hyrë mes turmës duke rrëzuar dhe shkelur një protestuese.

Incidenti ndodhi në qendër të qytetit të Houston pranë komisariatit të policisë, ku një grup njerëzish ishin mbledhur për të demonstruar pas vdekjes së George Floyd. Në video shihet gruaja që qëndron para kamerës kur kali i policisë e sulmon dhe e shkelmon.

Ende nuk ka informacione lidhur me gjëndjen e gruas ndërsa gjatë mbrëmjes së të premtes në Houston mbetën të árrestuar 137 persona. Kujtojmë se Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi një oficer policie i bardhë i vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta derisa ai ndërroi jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re