Të paktën 90 persona kanë dalë para gjykatës në Moskë dhe Shën Petersburg pas protestave pas vdekjes së opozitarit rus, Alexei Navalny.

Në Moskë, 20 persona u dënuan menga një deri në nëntë ditë burg dhe dy persona u gjobitën me 10,000 rubla.

Gjykatat e Shën Petersburgut dënoi me burg 63 persona, tre i gjobiti me 10,000 rubla dhe tre të tjerë me 15,000 rubla.

Disa orë pas vdekjes së Navalny-t të premten, zyra e prokurorit rus paralajmëroi qytetarët që të mos mblidheshin në protesta masive. Që atëherë, policia thuhet se ka arrestuar më shumë se 350 persona në më shumë se 30 qytete në të gjithë Rusinë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re