Ndërsa Beogradi zyrtar është angazhuar fuqimisht me veriun e Kosovës, në kryeqytetin serb vijojnë protestat e fuqishme anti-Vuçiç.

Prej javësh, qyshse dy vrasje masive shkaktuan afro 18 viktima, në një shkollë e tjëtra në një rrethinë të Beogradit, m e mijëra njerëz janë ngritur kundër Vuçiçit, përfshirë dhe partitë opozitare.

Por shenja se presidenti serb mund të dorëhiqet apo rrëzohet, ngjashëm si Millosheviçi në vitin 2000, ende nuk ka.

Një ditë më parë, Albin Kurti do u kujtonte ndërkombëtarëve se regjimi i Vuçiçit është autokratik, duke huazuar kështu narrativën e opozitës serbe.

Megjithatë, kjo nuk vlen në rastin për Kosovën. Te çështja e Kosovës është pak më rëndësi se kush është në pushtet në Serbi.

Kështu, një protestë e re me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve u zhvillua të premten mbrëma në kryeqytetin e Serbisë.

Pjesëmarrësit u mblodhën para parlamentit, në qendër të Beogradit, duke bërë dy marshime të veçanta.

Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarëve të sigurisë publike. Ata akuzuan kreun e shtetit dhe mediat sensacionale për kultivimin e një klime urrejtjeje dhe dhune.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re