Një zë nga qeverisja, ai i Artan Lames, njeriut të vënë në krye të legalizimeve duke drejtuar prej 5 vitesh ALUIZN-in e themeluar në kohën e Berishës, u ka “dhënë të drejtë” banorëve protestues të Unazës, atyre që nuk pranojnë të lëshojnë shtëpitë apo bizneset e tyre, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re.

Sipas Lames, ata kanë të drejtë në pikën që shteti, politika, e ka sjellë punën deri këtu, duke lejuar një bartërdi me pronat dhe duke mos i legalizuar në kohën e duhur; kjo e fundit si vërejtje, referuar qeverisjes së PD-së.

“Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Dhe pastaj banorët protestojnë. Kanë të drejtë. Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit”, ka deklaruar Lame, i njohur për gjuhën e tij të troçtë dhe pa sofistikime politike.

Edhe Lame ka mbrojtur tezën e “lejimit për abuzim” nga ana e shtetit, gjë që më pas ka sjellë si pasojë zhvillimet e sotme me rebelim qytetar.

Ndërsa teza e Ramës në këtë rast, është: i la shteti por nuk i lejonte ligji! Sipas Ramës, edhe pse shteti ka qenë i dobët për të reaguar, duke lejuar qytetarët që të abuzojnë me pronën duke ndërtuar në paligjshmëri, ligji gjithsesi aty ka qenë dhe duhej respektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re