Sali Berisha ka deklaruar se është kohë që të zhvillohen vetëm protesta deri në fitore. Nga Kavaja, ish-kryeministri u shpreh se Rama bën gjithçka për t’i futur thikën Kosovës në emër të Vuçiçit.

Sipas tij kjo ‘përbën një motiv për t’i dhënë duart dhe ta përcjellim atje ku e meriton’.

“Ka patur një moment në 1991 kur Ramiz Alia me Miloshevicin shkrinë shërbimet kundra opozitarëve dhe unë e shoh, u them miqve të mi në Kosovë se kjo po ndodh.

Kaq ishte ajo periudhë, por ky del hapur kundër udhëheqjes së Kosovës, ky bën gjithçka për ti futur thikën Kosovës dhe qeverisë së tij në emër të Vucicit.

Ky paraqet edhe drafte për asociacionin, që të gjitha për të ndihmuar padronin e tyre, Por cdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar nuk mund ta pranojë më këtë Pashiq, Pashiq i shqiptarëve. Vetëm kjo përbën një motiv për ti dhënë duart dhe ta përcjellim atje ku e meriton. Ndaj koha është protestë deri në fitore”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re