Skip to content

Protestë e hebrenjve pro-palestinezë në Nju Jork, një rabin shpërthen kundër Izraelit

ortodoksni jevreji protest new york1

Hebrenj ortodoksë, nga ata që janë kundër shtetit të Izraelit, së bashku me emigrantë palestinezët në SHBA, u mblodhën në Nju Jork për të protestuar kundër vrasjes deri në nivel masakre të dhjetra palestinezëve në kufirin me Gaza-n, gjatë orëve që në Jerusalem hapej ambasada amerikane.

Ata kërkuan një fund të politikës së okupimit izraelit, dhe mbanin parulla e thirrnin slogane kundër Izraelit.

Ndër protestuesit ishte dhe Rabini Dovid Feldman, i cili tha se ata ishin mbledhur për të shprehur pakënaqësi për një katastrofë 70-vjeçare.

“Ngjarjet në Gaza janë një turp i madh për njerëzimin”, tha Feldman. Ai shprehu shpresën se okupimi izraelit do të përfundonte dhe kritikoi zhvendosjen  e ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Feldman tha se ata nuk e pranuajnë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.