Skip to content

Protestë e papërmbajtshme në Malmö”: Jashtë Izraeli nga Eurovision!

aa 20240511 34533529 34533508 svedska desetine hiljada ljudi u malmeu protestuje protiv ucesca izraela na eurosongu

Dhjetëra mijëra demonstrues pro-palestinezë dolën në rrugët e qytetit suedez të Malmos të shtunën për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Song Contest.

Rreth 30,000 njerëz u mblodhën në sheshin Stortorget me ftesë të shumë organizatave joqeveritare në vend dhe kërkuan përjashtimin e Izraelit nga Eurovision Song Contest.

aa 20240511 34533529 34533524 svedska desetine hiljada ljudi u malmeu protestuje protiv ucesca izraela na eurosongu

Demonstruesit mbanin pankarta që shkruanin “Fëmijët po vriten në Gaza”, “Stop gjenocidit” dhe “Palestinë përgjithmonë” apo “Palestine e lirë”.

Gjatë fjalimit, u theksua se Izraeli po bombardon palestinezët, duke përfshirë fëmijë, foshnja, të moshuar dhe gra, për gati 200 ditë dhe pjesëmarrja e Izraelit në Eurovizion u cilësua si “hipokrizi”, ndërsa Tel Avivi vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga tetori i vitit të kaluar, pothuajse 35,000 palestinezë janë vrarë.

Javën e kaluar, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) vendosi të ndalojë garuesit, interpretuesit dhe fansat që të shfaqin flamuj palestinezë dhe simbole pro-palestineze gjatë Festivalit të Këngës në Eurovizion.

aa 20240511 34533529 34533509 svedska desetine hiljada ljudi u malmeu protestuje protiv ucesca izraela na eurosongu

EBU tha se ata që përpiqen të hyjnë në Malmo Arena me një flamur palestinez ose flamur që përmban një mesazh politik do të ndalohen dhe flamujt ose pankartat do të konfiskohen.

Por ja që nuk kanë mundur dot të ndalojnë dhjetra mijëra njerëz që të dalin në rrugë kundër një shteti terrorist, siç është Izraeli.