Hebrenj me origjinë etiopiane organizuan një protestë të tyren në Izrael, në mbrojtje të kauzës palestineze, por dhe të tyren, duke u konsideruar një grupim shoqëror i diskriminuar.
Gjatë protestës, prej tyre u degjuan thirrje në arabisht, hebraisht dhe anglisht, si: “Allahu Ekber!”, “Liri për Palestinën!” e të ngjashme.
Kjo më pas çoi deri në përleshje mes tyre dhe policisë, pasi kjo e fundit keqtrajtoi një 19-vjeçar, Solomon Tekah.
“Kemi frikë se jeta jonë nuk vlen asgjë. Rinia ka frikë të dalë në rrugë para policisë. Ne përballemi me racizmin çdo ditë dhe etiopianët nuk punësohen dhe nuk lejohen në bare gjatë fundjavës”, tha një nga protestuesit.
Hebrenjtë etiopianë emigruan në Izrael në shekullin e 20-të. Tani ka rreth 133,000 prej tyre që jetojnë në Izrael, ku 41 për qind jetojnë nën varfëriri.