Në Akërni të Vlorës, aty ku ndodhet kantieri i ndërtimit të areoportit të ri, i cii pritet të konkurojë dhe Rinasin, banorët protestuan kundër shoqatave ambiantaliste, të cilat nga ana e tyre protestojnë kundër ndërtimit, me arsyetime mjedisore.

Sipas shoqatave ambientaliste, ndërtimi i aeroportit në zonën e Akërnisë do të shkatërrojë ekosistemin e zonës, pasi aty kalojnë një numër i lartë shpendësh migratorë. Por nga ana tjetër, banorët e zonës dhe Unioni Turistik i Vlorës thonë se duan zhvillimin.

“Në rradhët e protestuesve nuk ka asnjë protestues vlonjat duke lënë qartazi të kuptohet se protestat ‘kryeqytetase’ nxiten nga qarqe të tjera ekonomike. I kuptojmë përpjekjet e mjedisorëve për të mbijetuar por për ne zhvillimi ekonomik i rajonit prevalon. Mes zogjve migratorë dhe zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit, zgjedhim zhvillimin”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Areoporti i Vlorës, pos që do ketë linjë direkte Shqipëri-SHBA, do ketë dhe shërbimin Cargo, që do thotë se do shërbejë si një motor transporti mallrash apo produktesh. Si vizion ekonomik, është që Labëria tyë shndërrohet në “kombinat mishi” për eksport, pra me Cargo, ashtu siç mandarinat më në jug. /tesheshi.com/  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re