Pesë muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviçit, anëtarët e Lëvizjes së Lirë Qytetarëve në Serbi, u mblodhën sot selisë së qeverisë në Beograd duke kërkuar  llogari për autorët dhe arsyet e ekzekutimit të politikanit nga Mitrovica e veriut.

Ata mbanin në duar parrullën: “Kush e vrau Oliver Ivanoviçin?”

Sipas tyre, ka një heshtje të dukshme për rastin, ndërkohë që presidenti Vuçiç e ka premtuar zbulimin e vrasësve.

“Ne i kërkojmë Vuçicit dhe të gjitha organet shtetërore, rezultate konkrete në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, sepse na rezulton se ose organet tona qeveritare të përfshira në hetim janë të paafta, ose ata nuk duan të bëjnë këtë gjë”, thanë drejtues të protestës.

Sipas tyre, Ivanoviç ishte njeriu që e mbrojti politikën e paqes, prosperitetit dhe pajtimin e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë, dhe se ai i rezistoi me sukses të gjitha presioneve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re