Pas Burrelit edhe qytetarët e Elbasanit kanë dalë në protestë në parkun e qytetit.

Ata kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ishte thënë nga PD-ja kanë filluar protestat në rrethe, për t’u finalizuar më pas më 16 shkurt në kryeqytet.

Ata kanë protestuar kundër varfërisë, kundër krimit, betonizimit dhe qeverisë.

Me pankarta ku shkruhet, “Duam punë, jo propagandë” dhe “Jo betonizimit të parkut”, ata janë bashkuar kundër Ramës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re