Në Siri është protestuar kundër regjimit të Bashar al-Assadit në një qytet jugor nën kontrollin e regjimit.

Dhjetëra persona dolën në rrugë pas namazit të xhumasë në rrethin Hirak të qytetit sirian Daraa në kufirin Siri-Jordani.

Në protestë janë brohoritur slogane kundër regjimit dhe Iranit, ndërsa u kërkua që regjimi t’i mbajë premtimet si dhe t’i lirojë të burgosurit.

Daraa edhe më parë ishte skenë e protestave të ngjashme.

Gjendja e fundit në Daraa

Pasi vala e “Pranverës Arabe” në Lindjen e Mesme u përhap edhe në Siri, më 15 mars 2011 një grup nxënësish në murin e shkollës shkruan “O doktor (Bashar al-Assad) tani është radha jote”. Ky akt shkaktoi kryengritje popullore nga Daraa në mbarë vendin, ndërsa qyteti me vite ka qëndruar nën kontrollin e opozitës.

Regjimi pas një rrethimi dhe sulm i intensiv ndaj Daraa zhvilloi bisedime në korrik të vitit 2018 me ndërmjetësimin e Rusisë, si rezultat i së cilës ata që dëshirojnë të qëndrojnë në rajon u kanë dorëzuar forcave të regjimit armët e rënda, ndërsa grupet që kundërshtuan kompromisin u detyruan të migrojnë në veri të vendit.

Ish-grupet opozitare që nuk u larguan nga Daraa, vazhdojnë luftën e tyre kundër regjimit në disa rajone.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re