Qindra demonstrues krijuan sot një zinxhir njerëzor në qendër të Berlinit, midis ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, duke protestuar kundër tensioneve në rritje dhe retorikës së mprehtë midis Uashingtonit dhe Phenianit.
Demonstruesit kërkuan bisedime të paqes mes dy vendeve, ndërsa mbanin maska të presidentëve të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.
Po ashtu ata kishin improvizuar raketa te rreme bërthamore dhe kontejner me mbetje bërthamore./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re