30 punëtorët e një fasonerie në qytetin e Fierit që prodhon çanta kartoni kanë dalë sot në një protestë. Ata shprehen se kanë punuar deri më datë 12 mars dhe më pas janë larguar të gjithë nga puna.

Ndërkohë, i janë drejtuar edhe Drejtorisë së Tatimeve ku iu është thënë se fasoneria është mbyllur që prej datës 7 mars duke mos përfituar dot nga paga e luftës.

Tashmë, ata janë të papunë dhe gjendja e tyre ekonomike rëndohet edhe më tepër pasi me këtë pagë mbanin familjet e tyre. Fasoneritë kanë pasur probleme në këtë periudhë, pasi shumë prej punëtorëve kanë mbetur rrugëve pas vendimit të marrë për mbylljen e tyre nga qeveria, pasi janë si burime për përhapjen e infeksionit të Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re