Në Frascineto, një zonë pranë Cosenza-s në Kalabri, banorë të atyshëm dolën në një protestë për jetëhumbjen e një shqiptari të atyshëm.

Një muaj më parë, Edison Malaj do jepte shpirt në vendin e punës, pasi një pllakë betoni i ra sipër nga një vinç.

Protesta ishte pikërisht për kushtet e këqija në ambientet e punës.

Më parulla dhe qirinj në duar ata kërkuan rritjen e sigurinë në ambientet e punës, për të shmangur fatkeqësi të ngjashme. Në protestë ishte e pranishme edhe vajza e të ndjerit, e cila kërkoi drejtësi për vdekjen e të atit.

Për shqiptarin 55-vjeçar u thanë fjalët më të mira nën dëshpërimin e ikjes së tij nga jeta. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re