Mbështetësit rreshtuar 4500 palë këpucë që simbolizonin numrin e palestinezëve të vrarë nga izraelitët në dekadën e fundit jashtë ndërtesës së Këshillit të BE në Bruksel.

Protesta synonte presionin mbi ministrat e jashtëm evropianë që u takuan brenda ndërtesës.

“Ne kemi një mesazh drejtuar krerëve të Bashkimit Evropian që thotë: ‘Palestinezët kanë rëndësi jetësore’,” tha Fadi Quran, aktivist i lartë për Avaaz, OJQ që organizoi shfaqjen.

“Ne besojmë se e vetmja mënyrë për të ecur drejt paqes është sanksionimi i Izraelit, kjo është vetmja shpresë që kemi dhe ky është qëllimi ynë”.

Aktivistët palestinezë si Quran kanë udhëhequr fushatën e bojkotimit, shkarkimit dhe sanksioneve (BDS) kundër Izraelit që nga viti 2005, por lëvizja është rifreskuar muajt e fundit, pasi dhuna dhe tensionet politike janë rritur në rajon.

Konflikti arriti kulmin gjatë përplasjes kufitare në Gaza ditën e inaugurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, duke u vrarë 60 palestinezë nga ushtria izraelite.

Vendet e shumta të BE-së, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e diskutueshëm të SHBA-së, dënuan përdorimin e forcës së tepruar, por asnjë nuk zbatoi ndonjë masë specifike për të ndëshkuar administratën e Benjamin Netanjahut. Ministrat e jashtëm evropianë duhej të zhvillonin një takim të ri mbi çështjen të hënën, gjë që mund të japë një përgjigje të unifikuar nga kontinenti.

Organizatorët dëshirojnë që diplomatët të përqendrohen jo vetëm në manovrimin gjeopolitik të pasigurt në Lindjen e Mesme, por të përqafojnë me koston njerëzore të konfliktit prej dhjetëvjeçarësh.

“Mbi njëmijë palë këpucë këtu simbolizojnë fëmijët dhe i solla edhe këpucët e vajzës time, për të treguar se unë jam me ata baballarë, ato nëna, ata vëllezër e motra që kanë humbur fëmijët dhe vëllezërit e motrat e tyre në këtë luftë “, tha Christoph Schott, një tjetër aktivist i lartë për Avaaz.trt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re