TIRANË– Genc Sejko, i njohur si njeriu i memeve ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen një nisme të re nga shtëpitë e tyre. Me anë të një statusi në Facebook, Sejko fton qytetarët që të protestojnë nga ballkonet e shtëpive.

Sejko shkruan se të gjithë qytetarët që kanë pakënaqësi nga qeveria, të shkruajnë në disa banderola thirrjen e protestës së tyre, duke dhënë edhe disa shembuj.

“Shkruaje revoltën tënde! Karantina mund të na kufizojë lëvizjen, por jo mendimin. Karantina mund të na kufizojë jetën,por jo revoltën. Revolta jonë nuk është dhe nuk duhet të jetë e sëmurë. Çdo shqiptar e ka një motiv për t’u revoltuar. Dikush është hequr nga puna padrejtësisht. Atëherë le ta shkruajë revoltën e tij dhe ta shfaqë në ballkonin e tij. -Dua punë! Dikush ndien peshën e rëndë të padrejtësisë. Atëherë le ta shkruajë revoltën e tij dhe ta shfaqë në dritaren e tij. Dua Drejtësi! Mund të vazhdoj në pafundësi me renditjen e shkaqeve të revoltës së çdo shqiptari, sepse në çdo shtëpi shqiptare ka një shkak për t’u revoltuar. Në çdo shtëpi shqiptare, ka një njeri që do të thërrasë: Mjaft më! Shkruaje revoltën tënde! Shkruaje dinjitetin tënd! Shkruaje të ardhmen tënde!,”-shkruan ai.

Në balloket në foto janë “Photoshop-uar” disa nga parullat e përdorura nga protestat e deritanishme në Shqipëri, si psh: Rama ik! Apo edhe Mbro Teatrin Kombëtar.

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re