Forcat e sigurisë libaneze qëlluan gaz lotsjellës protestuesit në afërsi të ambasadës amerikane në kryeqytetin e Libanit gjatë një demonstrate kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, njofton Aljazeera.
Protestuesit hodhën gurë drejt forcave të sigurisë të cilët ishin barrikaduar rrugën kryesore që çon në drejtim të ambasadës.
“Këtu ka shumë zemërim. Protestuesit po brohorasin: Palestinë na fal, ata na e kanë mbyllur derën, duke iu referuar qartë udhëheqësve arabë”, njofton Zeina Khodr i Aljazeeras. Kjo protestë vlerësohet se është pjesë e intifadës së re palestineze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re