Opozita dhe Aleanca për Teatrin dolën sot në protestën e radhës para bashkisë Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi e akuzojnë si përgjegjës për dosjen “5D” si edhe për aferat me inceneratorët.
Gjatë fjalës së tij në protestë shefi i organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, teksa renditi një sërë akuzash ndaj Erion Veliajt dhe qeverisë për korrupsion dhe afera, foli edhe për protestën që PD do të mbajë më datë 23 dhjetor.
Balliu tha se protesta e 23 dhjetorit do të jetë një datë jetikë për Shqipërinë dhe të gjitha familjet shqiptare.
“Si ka mundësi që liderin e opozitës e mbanin në arrest shtëpie se kishin frike se u prishte prova për hetimin. Po ky pse nuk është në burg, hajdut. Këta nuk janë qeveritarë të shtetit janë qeveritarë të shoqatave. Vjedhin nga mëngjesi deri në darkë, dhe kur flen gjumë dhe kur hanë bukë këta vjedhin. Vjedhin 24 orë. Nuk ka shqiptarë që nuk e di që Erion Veliaj është hajdut. Data 23 jetike për të gjitha familjet shqiptare. Data 23 është jetike për Shqipërinë”, tha Balliu.