Banorë të shumtë që nuk janë futur në listat e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Durrësit ditën e premte, kanë shkuar sot para dyerve të bashkisë dhe protestojnë që në orët e para të mëngjesit.

Banorët kanë kërkuar që tu njihen dëmet sipas listave DS1, DS 2 dhe DS 3 pasi pretendojnë se i kanë dokumentet e rregullta.

Deri tani janë mbledhur rreth 150 banorë të cilët kërkojnë që të rishikohen banesat e tyre. Tërmeti 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ballë që tronditi vendin, la shumë banorë të Durrësit dhe të Tiranës në qiell të hapur, ndërkohë që ende nuk kanë marrë një zgjidhje për pronën e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re