Një përfaqësi banorësh të pallatit nr 21 në Durrës, kanë protestuar përpara bashkisë se qytetit.

 

Të shpërngulur në banesa të tjera pas tërmetit të tre viteve më parë, banorët ankohen se nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej katër muajish duke ua vështirësuar jetesen.

 

Banorët tregojnë se pallati i cili u shëmb nga tërmeti është rindërtuar, por pavarësisht se shorti ëahtë hedhur dhe apartamentet janë ndarë, ata ende nuk po i marin në dorëzim.

 

Në bashkinë e qytetit ata thonë se askush nuk i sqaron mbi problemin që kanë.

 

Ndërsa një banore tregon se pas takimit që ka pasur me përfaqësues të firmes së ndërtimit të pallatit,  u kanë komunikuar se pa shlyer detyrimet bashkia nuk e dorëzojnë objektin.

 

Në pallatin nr 21 në lagjen numër 6 Durrës jetonin  20 familje, ku megjithëse pallati i tyre ka perfunduar dhe apartamentet jane ndare me short, banorët ende nuk kane marre celesat e hyrjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re