Një protestë është zhvilluar mëngjesin e kësaj te Enjte përpara bashkisë së Korçës.

Shoqata e të verbërve, ajo e invalidëve para-tetraplegjikë dhe personave të tjerë me aftësi të kufizuara kanë protestuar për indeksin e parave që ata nuk i kanë marrë gjatë periudhës 2005-2010.

Protesta ka ardhur pas gjyqit të fituar dhe ankimimimit që do ti bëjë Bashkia këtij vendimi.

Me pankarta në duar protestuesit i kërkojnë bashkisë të mos e apelojë vendimin e gjykatës e cila ka vendosur në favor të tyre për pagesat e prapambetura me qëllim zgjatjen e proceseve por të marrin sa më parë paratë e tyre, raporton Balkan Web.

Avokati i tyre Sinan Tafaj në një komunikim me telefon bën të ditur se kërkesa e protestuesve është tërësisht në të drejtën e tyre.

Kushtetuta, kodi i procedures civile, dhe ligji 49-2012 për gjykatat administrative ka ndaluar ankimet për shuma të vogla pasi asnjë nga paditësit nuk kalon as 20% të totalit të pagës minimale, një e drejtë e mohuar që nga viti 2005, dhe ankimi për të shmangur shlyerjen e detyrimit është i pandershëm dhe i paligjshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re