Ndërkohë qe ne Gjykatën e Apelit ne Shkodër po zhvillohet seanca për 11 kuksianet e arrestuar për protestën ne Rrugën e Kombit, jashtë saj situata është tensionuar.
 
Qindra qytetare dhe familjare janë mbledhur duke protestuar e duke kërkuar lirimin e tyre.
 
Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Lironi vëllezërit tanë” dhe “Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin”. Ata kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve
 
Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla, por policia nuk ka ndërhyre.
 
Ashtu sikur kishte paralajmëruar protestës i janë bashkuar edhe deputetet e PD.
 
Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë. Ndërkohe aksi që të dërgon në Gjykatën e Apelit në Shkodër është bllokuar deri ne përfundim te seancës.
 
Protestuesit u arrestuan ne 31 mars, pasi kundërshtuan taksën në Rrugën e Kombit, duke thyer dhe djegur sportelet e pagesës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re