Qindra qytetare kane protestuar ketë te diele per vdekjen e Florenc Beqirajt, 23 vjecarit qe humbi jetën ne France te premten. Te mbledhur fillimisht tek piramida, protestuesit janë nisur drejt Ambasadës Franceze.
 
Forcat e policisë te cilat ishin vendosur ne fillim te rrugës tek blloku i ambasadave, nuk kane lejuar kalimin e tubuesve, qe kërkonin takim me ambasadorin francez.
 
Vete qytetaret fajësuan autoritetet franceze dhe ato shqiptare per 23 vjecarin qe humbi jetën nën dyshimet e forta për vrasje në burg.
 
Florenc Beqiraj, djali nga Shkodra kishte 2 vite qe kishte shkuar ne France per te kërkuar azil. Ai u ndalua nga policia, pasi nuk kishte dokumente dhe u dërgua në burg. Atje ai u gjet në dhomën e tij në gjendje kritike, si pasoje e tentativës për ta mbytur. Nuk dihet ende saktësisht çfarë ka ndodhur, por Beqiraj u raportua si një rast vetëvrasjeje.
 
Pas disa ditësh në gjendje kome në spital, mjekët vendosën t’i heqin tubat e oksigjenin te riut shqiptar, ndërsa familja mohoi të kishte lejuar një akt të tillë.
 
E ndërsa familja Beqiraj ndodhet në zi, dy përfaqësues të stafit të presidentit Meta kanë vizuar të afërm të 23 vjecarit dhe kanë ngushëlluar ata për humbjen e djalit.
 
Zëdhënësi i presidentit ka shprehur angazhimin e kreut të shtetit, jo vetëm për të sjellë sa më parë trupin e pajetë në Shqipëri, por edhe per të zbardhur të errëtën e ngjarjes së trishtë.
 
Dy ditë më parë, Ministria e Jashtme reagoi duke thënë se përfaqësia diplomatike në Francë, ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Franceze, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re