Skip to content

Protestë për muzikën? Rama i prerë: Lungomare ka ndotje akustike të tmerrshme, kush do të kërcejë të organizohet në natyrë

Kryeministri Edi Rama reagon pas pezullimi të shërbimit të bizneseve në Lungomare. Rama shprehet se të gjithë ata që duan të kërcejnë dhe të këndojnë gjatë natës mund të organizohen në natyrë dhe pika të tjera ku nuk i shqetëson njeri.

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikor.e tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e deti

3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.