Home SHQIPERIA Protestë për pallatin e dëmtuar, banorët në Durrës ankohen edhe për bonusin e qirasë

Protestë për pallatin e dëmtuar, banorët në Durrës ankohen edhe për bonusin e qirasë

0
Protestë për pallatin e dëmtuar, banorët në Durrës ankohen edhe për bonusin e qirasë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Banorët e kompleksit Jedas në Durrës kanë protestuar në lidhje me mënyrën se si po zbatohet projekti për riforcimin e pallatit të tyre, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti. Ata i kanë dërguar edhe një letër ankesë institucioneve, pasi puna për zbatimin e projekti ka devijuar. Ankesa kryesore e banorëve është se ndërhyrja nuk po prek bërthamën e ndërtesës, shkallet apo ashensorët.

 

Banorët kanë ngritur edhe shqetësimin e bonusit të qirasë. Për vitin 2021janë bërë vetëm 10 pagesa gjithsej, ndërsa edhe muaji janar i këtij viti nuk është kaluar akoma në llogaritë e tyre.

 

Sipas dokumenteve të tenderit, afati i punimeve për riforcimin e këtij pallati ishte 20 dhjetori 2021, por tani nuk ka një afat të ri se kur banorët do të rikthehen me banesat e tyre.

 

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë