Ngjarja e rëndë në Kosovë ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona mes të cilëve 3 të mitur, ka nxitur shoqërinë civile të reagojë.
Qindra qytetarë protestuan sot në Prishtinë përballë Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë duke kërkuar dënim maksimal për përdhunuesit.
Protestuesit hodhën bojë të kuqe në drejtim të ndërtesës së këshillit gjyqësor dhe në zyrat e qeverisë së Kosovës në shenjë proteste ndaj tyre për mosreagim.
Qytetarët bënë thirrje edhe për më tepër kujdes në trajtimin e çështjeve të dhunës ndaj grave.
Në Kosovë vetëm 6-mujorin e fundit janë denoncuar 36 raste të dhunimit ndaj grave. Rasti i 11-vjeçare çoi në dërheqjen e drejtorit të Policisës së Kosovës, Samedin Mehmeti.
