Skip to content

Protestë për ujin e pijshëm në Korçë, banorët: Është i ndotur, do të vazhdojmë derisa të ketë veprim

Në fshatin Dishnicë të Korçës banorët janë mbledhur në protestë për ujin e pijshëm.

Rreth 70 banorë  janë shprehur se uji i pijshëm është i ndotur dhe se gjithçka ndryshuar që kur ujësjellësi e mori në menaxhim duke mos investuar.

“Nuk kemi ujë të pijshëm, është i ndotur. Jemi taksapagues të rregullt, ujësjellësi nuk ka investuar në fshat. Kur e kemi pasur ne në menaxhim ujësjellësin ka qenë i pastër. Me menaxhimin e ujësjellësit, gjithçka ka ndryshuar. Na vjen uji i ndotur, mbushim ujë në fshatrat e tjerë”, janë shprehur banorët.

“Do vazhdojmë me protestat nëse nuk bëhet një ndryshim në fshat”, kanë paralajmëruar ata.

“”